“Mbi të gjitha jam i lumtur që kam ardhur në këtë botë…”

14 Dhjetor, 2017 - 4:38 pm

NAZIM HIKMET
Përktheu Rozana Belli

Mbi të gjitha jam i lumtur që kam ardhur në këtë botë,
ia dua tokën, shndërritjen, luftën dhe bukën.
Pavarësisht se përmasën e diametrit ia njoh deri në centimetër
dhe s’jam i paditur, loja e tokës me diellin,
për mua mbetet një ngjarje e madhe e pabesueshme.
Do doja të shëtisja botën,
të shihja peshq, ushqime, yje që s’i kam parë kurrë.
Ndërkohë që unë
udhetimin tim në Europë e kam bërë vetëm nëpërmjet shkrimeve dhe fotografive.
Madje s’kam marrë asnjë letër të vetme
me pullë të kaltër vulosur në Azi.
Unë dhe dyqani i lagjes sime
jemi njësoj të panjohur në Amerikë.
Por ç’e do,
nga Kina në Spanjë, nga Kepi i Shpresës deri në Alaskë,
në çdo territor kombëtar, në çdo kilometër, kam miq dhe armiq…

Të fundit

Të ngjajshme