Mbrëmje poetike në nderim të Dritëro Agollit dhe Migjenit

13 Tetor, 2022 - 3:27 pm

Në nderim të dy figurave të mëdha të letërsisë shqiptare, Dritëro Agollit dhe Migjenit, Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, do të organizoj sot mbrëmje poetike.

Në këtë datë, të dy shkrimtarët shënojnë ditën e lindjes. Dritëro Agolli lindi më 13 tetor 1931, ndërsa Migjeni lindi më 13 tetor 1911.

Nën interpretimin e Roza Anagnostit dhe Kastriot Çaushit, do të nderohet kujtimi për dy figurat më të rëndësishme të letrave shqipe, në kuadër të Tetorit të Librit.

Mbrëmja mbahet sot më fillim nga ora 18:00, në Hollin e Akademisë së Arteve në Shqipëri. / KultPlus.com

Të ngjajshme