займ на карту онлайн потребительский кредит

Më 22 mars 1832 u nda nga jeta shkrimtari gjenial gjerman Johann Wolfgang Goethe

Mars 22, 2019 - 1:08 pm

Johann Wolfgang Goethe (shqiptohet: Johan Volfgang Gëte) lindi më 28 gusht 1749 në Frankfurt am Main dhe vdiq më 22 mars 1832 në Weimar të Gjermanisë. Në vitin 1782 atij ju dha titulli noblesk “Johann Wolfgang von Goethe”. Gëte ishte jo vetëm një penë e zjarrtë e poezisë gjermane, por dhe një dramaturg e publicist i disa veprave letrare me tematikë shkencore. Pas vitit 1776 Gëte mori përsiper edhe detyra politike dhe organizative në oborrin e Weimarit.

Krijimtaria letrare e Gëtes përmban një numër të konsiderueshëm me poezi, drama, tregime e novela. Perveç tyre ai ka publikuar dhe një numër të shumtë dorëshkrimesh autobiografike, estetike, artistiko-letrare, si dhe shkrime me përmbajtje nga fusha e shkencave natyrore. Një rëndësi të konsiderueshme për letërsinë kanë dhe korespondencat apo shkëmbimet e letrave, gjë të cilën ai e bënte me shumë pasion. Ne krijimtaritë fillestare letrare spikasin idetë e tij demokratike të iluminizmit.

Vlerat e tij si shkrimtar i talentuar u thelluan tek romani i shumëlexuar “Stuhi e vrull”, për shkrimin e të cilit Gëte dha kontributin kryesor. Kurse si talent i romantizmit ai u bë gjerësisht i njohur në mbarë Evropën në vitin 1774 me romanin “Vuajtjet e djaloshit Verter”. Më vonë Gëte ndryshoi stilin e shkrimeve të tij duke ju referuar idealeve të antikes. Pas viteve 1790 së bashku me Friedrich Schiller ata u bënë përfaqsuesit më të denjë të epokës klasike të Weimarit. Gëte njihet edhe sot si një nga figurat më të shquara të letërsisë gjermane dhe asaj botërore.

Krijimtaria letrare

Poezi, këngë dhe balada

  • Geistesgruß (Poezi”Përshëndetje Shpirtit”), 1774 Burg Lahneck
  • In allen guten Stunden (Në të gjitha orët e mira), 1775
  • Der Erlkönig (Baladë “Mbreti ERL”), 1782
  • Xenien (Poezi , së bashku me Friedrich Schiller), 1796
  • Die erste Walpurgisnacht (Baladë, nga Felix Mendelssohn Bartholdy në formë të kantateve për soli, kor dhe orkestër), 1799
  • Vom Sänger hat man viel erzählt (Poezi kushtuar një këngëtarit”Për këngëtar tregojn shumë”), 1815
  • Wenn die Liebste zum Erwidern (Poezi kushtuar heshtjes), 1816
  • West-östlicher Divan (Poezi”Divani lindor-perëndimor), 1819

Drama

  • Die Laune des Verliebten, shkruar më 1768, u shtyp më 1806
  • Die Mitschuldigen , u shkrua më 1769, u shtyp më 1787
  • Götz von Berlichingen mit der eisernen Hand , 1773
  • Prometheus (Poezi), 1774
  • Neueröffnetes moralisch-politisches puppenspiel, 1774
  • Ein Fastnachtsspiel von Pater Brey, 1774
  • Jahrmarktsfest zu Plundersweilern, 1774
  • Götter, Helden und Wieland, 1774
  • Clavigo , 1774
  • Egmont, u shkrua më 1775, në shtyp 1788
  • Erwin und Elmire, 1775
  • Stella, 1776
  • Der Triumph der Empfindsamkeit , 1777
  • Iphigenie auf Tauris, formë proze më 1779, u shtyp më 1787
  • Torquato Tasso, prej 1780, u shtyp më 1790
  • Faust. Një fragment, 1790
  • Der Groß-Cophta , 1792
  • Der Bürgergeneral , 1793
  • Faust. Një tragjedi ( përputhet me pjesën e parë të Faustit), prej 1797, u shtyp nën këtë titull më vitin 1808
  • Mahomet, përkthimi dhe përpunimi i tragjedisë nga Volteri më vitin 1802.
  • Die natürliche Tochter, 1804
  • Pandora (Festspiel), u shkroi më 1807/08, u shtyp më 1817
  • Faust II. (Pjesa e dytë e Faustit), 1833

Romane dhe Novela

  • Die Leiden des jungen Werthers (Roman-letre), 1774, Botimi i dytë 1787
  • Wilhelm Meisters theatralische Sendung (Roman), prej 1776, u shtyp më 1911
  • Unterhaltungen deutscher Ausgewanderten (Kuadër rrëfimi), 1795
  • Wilhelm Meisters Lehrjahre, 1795/96 (Tekst)
  • Novelle, prej 1797
  • Wilhelm Meisters Wanderjahre (Roman), prej 1807, u shtyp më 1821, ribotim më 1829 (Tekst)
  • Die Wahlverwandtschaften, 1809 (Tekst)

Përkthime

  • Das Leben des Benvenuto Cellini (Përkthim), 1797
  • Mahomet, Përkthim dhe përpunim të tragjedisë nga Volteri, 1802

Përkthime në shqip

  • Vuajtjet e djaloshit Verter, (Die Leiden des jungen Werthers) Onufri, 2004
  • Fausti, INFOBOTUES
  • Kënga e udhëtarit në shtërngatë, (The Song of Walker on the Storm), Johan V. Gëte, TOENA

Shënime dhe aforizma

  • Maximen und Reflexionen, 1833

Shkrime estetike

  • Über Kunst und Altertum (6 Vëllime, së bashku me Johann Heinrich Meyer), 1816–32

Shkrime shkencore

  • Über den Zwischenkiefer der Menschen und der Tiere, 1786
  • Beiträge zur Optik (2 Vëllime), 1791/92
  • Zur Farbenlehre , 1810

Fjalime

  • Einleitung zu den Trauerreden (freimaurerische Trauerrede zum Ableben des Meisters vom Stuhl Ridel), 1821
  • Rede zum brüderlichen Andenken Wielands (freimaurerische Trauerrede), von Goethe vorgetragen am 18. Februar 1830
  • Dem würdigen Bruderfeste: „Fünfzig Jahre sind vorüber“ (poetischer Dank für eine Ehrenurkunde seines fünfzigjährigen Maurerjubiläums), 1830

Proza autobiografike

  • Aus meinem Leben. Dichtung und Wahrheit (4 Vëllime), 1811–33
  • Italienische Reise, 1816/17
  • Kampagne in Frankreich (Raport), 1822

Të tjera

  • Römische Elegien, 1788–90
  • Venezianische Epigramme, 1790
  • Die guten Weiber, 1817


Të ngjajshme