“Më e mirë se njëqind fjalë boshe, është një fjalë e vetme që sjell paqe”

8 Prill, 2020 - 10:30 am

Filozofia e Gautama Buddhas ka themeluar religjionin e quajtur “Budizëm” dhe i cili priret të kundërshtoj shumë nga ato të cilat ne në perëndim i kemi mësuar. Pas shumë viteve të shpenzuara në meditime, ai e kuptoi se fiksimi dhe lakmia dërgojnë në palumturi. Ai besonte se ndriçimi ose “Nirvana” arrihet kur mendja bëhet e mëshirshme, e çliruar nga fiksimet dhe e fokusuar në të tashmen.

Ai e shpenzoi të gjithë jetën e vetë duke i mësuar të tjerët se si ta çlirojnë veten nga dhimbja dhe ta jetojnë një jetë të mëshirshme, pa frikë dhe plotë kënaqësi.

Më poshtë i keni 25 thëniet më të bukura nga Gautama Budhha:

Mbi të tashmen
“Mos harro në të kaluarën, mos ëndërroo për të ardhmen, por fokusoje mendjen në të tashmen.”
“Sekreti i shëndetit për mendjen dhe trupin nuk qëndron në vajtimin për ta kaluarën e as në brengosjen për të ardhmen, por në të jetuarit mençurisht dhe me zell në të tashmen.”
Mbi arritjen e ndriçimit
“Askush nuk na ruan neve. Askush nuk mundet dhe askush nuk duhet. Ne vetë duhet ta ecim shtegun.”
“Një njeri nuk quhet i mençur vetëm sepse flet përsëri e përsëri; por nëse ai është i qetë, i dashur dhe i patrembur, atëherë ai me të vërtetë mund të quhet i mençur.”
“Dëlirësia ose papastëria varen nga vetë personi. Askush nuk mund ta njollosë ose ta pastrojë dikë tjetër.”
“Ashtu sikur gjarpëri që e zhvesh lëkurën e vetë, ashtu edhe ne vazhdimisht duhet të zhvishemi nga e kaluara jonë.”
“Paqja vjen nga brenda. Mos e kërko atë nga jashtë.”
“Lumturia kurrë nuk do të vijë tek ata që dështojnë ta vlerësojnë atë që tashme e kanë.”
Mbi dashurinë
“Dashuria e vërtetë lind nga mirëkuptimi.”
“Ti, vetë, më shumë se sa çdokush tjetër në univerz, e meriton dashurinë tënde.”
Mbi mendjen
“Asgjë nuk është me pabindur se sa një mendje e padiciplinuar, ndërsa asgjë nuk është me e bindur se sa një mendje e diciplinuar.”
“Ne jemi të formësuar nga mendimet tona; ne bëhemi ashtu siç mendojmë. Kur mendja është e çiltër, kënaqësia të përcjell si një hije e cila kurrë nuk të braktis.”
Mbi zemërimin
“Ju nuk do të ndëshkoheni për zemërimin tuaj. Ju do të ndëshkoheni nga zemërimi juaj.”
“Të mbash zemërim është njësoj sikur të kapësh një thëngjill të nxehtë me qëllimin që ta hudhësh në drejtim të dikut tjetër, por jeni ju ai që digjeni.”
Mbi dhembshurinë
“Nëse dhembshuria jote nuk e përfshin edhe veten tënde, atëherë ajo nuk është e plotë.”
“Me qindra qirinjë mund të ndizen nga flaka e një qiriu të vetëm, dhe prap jeta e atij qiriu nuk do të pakësohet. Lumturia kurrë nuk zvogëlohet duke u shpërndarë.”
“Urrejtja kurrë nuk mund të mposhtet me urrejtje. Urrejtja mposhtet me dashuri. Ky është një ligj i pandryshueshëm.”
Mbi mendjen
“Më e mirë se njëqind fjalë boshe, është një fjalë e vetme që sjell paqe.”
“Cilatdo fjalë që ne i shqiptojmë, duhet të përzgjidhen me kujdes sepse njerëzit i dëgjojnë dhe ndikohen nga to, për të mirë ose për të keq.”
Mbi idetë
“Një ide e cila është zhvilluar dhe është vënë në veprim, është shumë më e rëndësishme se sa ideja që ekziston vetëm si ide.”
Mbi vuajtjen
“Dhimbja është e sigurtë, vuajtja është opsionale.”
“Duhet të kesh dhembshuri për të gjitha krijesat, si ato të pasurat ashtu edhe ato të varfërat; secila nga ato i ka vuajtjet e veta; disa vuajnë tepër shumë, disa tepër pak. /KultPlus.com

Të ngjajshme