Meta takon shkrimtarin arbëresh, Mario Brunetti

4 Mars, 2019 - 4:30 pm

 Presidenti Ilir Meta u takua sot me arbëreshin Mario Brunetti, deputet i Parlamentit italian gazetar, shkrimtar dhe studiues i çështjes së Italisë së Jugut

“Sot pata një takim shumë të ngrohtë me mikun tim Mario Brunetti, deputet i Parlamentit italian për një kohë të gjatë, prezantues i ligjit 482 për ruajtjen e gjuhëve të minorancave, veçanërisht asaj arbëreshe, gazetar, shkrimtar dhe studiues i çështjes së Italisë së Jugut dhe një nga studiuesit më të mëdhenj të veprës së Antonio Gramshit”, shprehet Meta.

Po ashtu, Meta u shpreh se “Ishte kënaqësi që mora si dhuratë botimin e tij të fundit mbi mendimtarin e madh italo-arbëresh, Antonio Gramshi”.

Të ngjajshme