займ на карту онлайн потребительский кредит

Mexhlisi i korbave në sukë….

12 Korrik, 2020 - 1:00 pm

Shkruan: Jusuf Buxhovi

MEXHLISI I KORBAVE NË SUKË…

Kur hapa sytë e mjegulluar nga perdja, në kërkim të majës së Sukës prej nga për herë të fundit do ta përjetoja thellësinë e Rekës, shikimin ma zuri pamja e dervish Lytës.
“Rrugëtimi yt merr fund këtu”, më tha.
Desha t’i thosha se ai nuk ishte rrugëtim por fund i një dështakut, që kërkon ngushëllim nga maja e Sukës…
Sikur të ma kuptonte mundimin, më tha se në maje të Sukë nuk ka as fllad shpirti e as çlodhje mendjeje.
“Atje mbahet mexhlisi i korbave… Merren vesh për hisen e kermave që lënë kasapët skaj lumit… Thonë se kjo shpëton vendin nga përhapja e dergjës së lakmisë, që e ka përfshirë prej kohësh… Nuk e ditke këtë?…”
Çfarë t’i thosha atij që kur më fliste ashtu po më kthehej në korb që po ma kërkonte zemrën pa pikë gjaku… Kjo sikur më ngushëlloi…
Dhe, ku mbylla sytë e po bëhesha gati që ta ndjeja sqepin e korbit në trup, dervish Lyta, po më thoshte se do të mbetesha kërmë ngaqë kisha sëmundjen e territ.
“Korbat nuk hanë rropullitë e atyre që kanë iletin as shërbëtorë e as kryeneç… Kërkojnë vetëm cofëtina…”

(Shkëputje nga romani “Jeniçeri i fundit”, 2013).

Të ngjajshme