Miku ynë i madh, Viktor Majeri

11 Janar, 2021 - 10:30 am

Shkruan Jusuf Buxhovi

Përkujtesë me shkas:

-Si korrespodent i gazetë gjermane “Frankfurter Allgemeine” dhe autor i disa librave publicistike për Ballkanin, ku duhet dalluar   veprën “Si u shpërbë Jugosllavia”, Viktor Majer ka merita të mëdha për pasqyrimin e gjendjes së shqiptarëve në ish Jugosllavi në prak të shkatërrimit të saj, me ç’rast ai u kthye në zëdhënës të lëvizjes kombëtare shqiptare  dhe programit të saj në përmasa ndërkombëtare.

Kur  publicisti dhe botuesi  njohur  Karl Gustav Strëm, në vitin 1979, doli me librin “Jugoslaëien ohne Tito” (Jugosllavia pa Titon), me ç’rast theksoi se mbijetesa trashëgimisë së Titos varet nga përgjijgjja që do t’i jepet çështjes shqiptare, ku Kosova Republikë merrej si alternativë e vetme e kësaj sprove, Viktor Majer, një zë tjetër i fuqishëm i publicistikës gjermane, me shkrimet e tij të pandalshme, do të paraqesë anamnezln e çështjes shqiptare në kontekstet rajonale nga shfaqja e saj gjatë Krizës Lindore, shpalljes së pavarësisë më 1912, prej nga ajo do të kalojë në tryezën e gjelbër të diplomacisë së fuqive të mëdha të shumtën duke iu amputuar pjesët, ku ato më të rëndësishmet (Kosova dhe Maqedonia) do t’i lëhen në mëshirën e pamëshirë të Beogradit për t’u ndërlidhur me uvertyrën e shkatërrimit të saj. Viktor Majer, gjithë këtë proces do ta shohë si një zhvillim, që siç thekson te libri “Si u shpërbë Jugosllavia”, ndoqi asimetrinë historike prej nga Kosova dhe shqiptarët në të, sipas projekteve serbomëdha të destinuar për shpërngulje ose asimilim, nga mesi i viteve të gjashtldhjeta, me kërkesën pëe Repulikën e Kosovës, të kthehen në faktor kyç të mbijetesës ose të shkatërrimit të saj. Këtë të dytën, Majer e pa si  aspekt ndërkombëta të ruajtjes së baraspeshë së sferave bipolare të interesit që i mbante Jugosllavia e Titos. Andaj, nga viti 1981 e këndej, kur kjo kërkesë u rikthye dhe i dha  dinamikë projekteve serbe për riformatizimin e federatës në një shtet unitarist që do ta kthente kah Lindja (BRSS-ja), ku edhe autonomia e Kosovës shfaqj kurban i parë i saj, Majer doli me kërkesën drejtuar perëndimorëve, që shpërbërja e Jugosllavisë, që u pranua si proces në Konfetencën e Hagës të gushtit 1991,i të shfrytëzohet që Kosovës t’i pranohet statusi i republikës së pavarur, siç ishte proklamuar në Kuvendin e Kaçanikut më 7 shtator 1990.Duhet theksuar se asokohe, Viktor Majeri mori përsipër edhe rolin e këshilltarit të dr.Ibrahim Rugova si dhe strukturës së gjithëmbarshme intelektuale të prfshirë  në lëvizjen kombëtare, nga themelimii LDK-së e këndej,duke sugjeruar hapat strategjik: Referendumin për Pavarësi, zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të vitit 1992, pastaj konstituimin e Qeverisë së Kosovës prej nga ka burimin lëvizja institucinale (shteti paralel), që në raport me ndërkombëtarët u definua si “politikë pa luftë” deri të shfaqja e “luftës pa politikë”, në rrethanat e dinamizimit të saj në rezistencë të armatosun kur do të shaqet UÇK-ja.

Pra, në të gjitha këto zhvillime, Viktor Majeri ishte thuajse pjesë e pandashme e nervit politik të lëvizjes sonë kombëtare, së cilës përherë i mbeti pranë dhe besnik jashtë çfarëdo interesi.

Siç shihet edhe në foton e Iliaz Bylykbashit (fotoreporterit të Rilindjes) që me aparatin fotografik i jetësoi më mirë se çdokush çastet vendimtare të kthesave historike), Viktor Majeri ishte edhe fizikisht edhe pranë presidentit Rugova dhe bashkëpunëtorëve të tij.

 Kjo përkujtesë ka për qëllim që historisë së shtetndërtimit tonë t’i kthehen pamjet e saj historike, shpesh qëllimisht të harruara,ose të anashkaluara, si dhe akterët e saj të rëndësishëm siç ishte miku ynë i madh – Vitor Majeri./ KultPlus.com

Të ngjajshme