Ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi vizitoi stendën e Kosovës në Frankfurt

13 Tetor, 2018 - 4:30 pm

Ministri i Kulturës i Maqedonisë, Asaf Ademi ka vizituar Panairin e Librit në Frankfurt. Ai gjatë kohës sa ka qëndruar në panair ka vizituar stendën e Maqedonisë por edhe atë të Kosovës, shkruan KultPlus.

Panairi i librit i Frankfurtit (i 70-ti me radhë) është panairi më i rëndësishëm i librit në botë, dhe një nga ngjarjet kryesore kulturore e sociale mbarëbotërore. Këtë vit i ftuar nderi i panairit është shteti i Gjeorgjisë. Marrin pjesë më shumë se 7,300 ekspozues prej më shumë se 100 shteteve.

Për pesë ditë me radhë ekspertët e botimit, shkrimtarët dhe entuziastët e kulturës nga e gjithë bota mblidhen në Frankfurt për të shënuar këtë ngjarje. Shoqata e Botuesve të Kosovës e ndihmuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për të 15-tin vit me radhë, është pjesë e panairit të librit në Frankfurt. Në kuadër të stendës kolektive të Kosovës prezentohen 30 shtëpi botuese: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Instituti Albanologjik e i Historisë, Buzuku, Pema, Faik Konica, Koha, Artini, Dija, Dukagjini, Albas, Titanik etj.

Gjatë panairit prezentohen autorë shqiptarë, me ndihmën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, të cilët janë prezentë në stendën e Kosovës: Adem Gashi, Çun Lajçi, Marigonë Kelmendi, Halil Matoshi, Valentina Saraçini, Ismail Syla e Abdullah Zeneli.
Stenda e Kosovës është në Sallën 5.0, numër D131./ KultPlus.com

Të ngjajshme