Mjeshtëri i penës, Xhevahir Spahiu sot feston 79-vjetorin e lindjes

1 Mars, 2024 - 11:32 am

Poeti Xhevahir Spahiu feston sot 79-vjetorin e lindjes. Ai u lind më 1 mars të vitit 1945, në Malind.

Studioi në fakultetin histori-filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe. Që nga viti 1968 punoi si gazetar në gazetën “Zëri i Popullit”, redaktor në revistën “Nëntori”, mësues dhe libretist në Teatrin e Operas e Baletit në Tiranë. Është i nderuar me çmimin “Migjeni” dhe është fitues i çmimit të parë në konkursin e 45-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

“Poetët e përmasave të Spahiut janë një bekim për një komb, e të gjithë ne jemi me fat që një mjeshtër i penës si Spahiu, vazhdon të na frymëzojë dhe emocionojë me vargjet dhe poezitë e tij”, kishte vlerësuar Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

4 vjet më parë, me rastin e 75-vjetorit të tij, Spahiu u nderua nga Presidenti i Republikës me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin: “Poet, që me krijimtarinë e tij, u bë pararendës i një brezi krijuesish që solli në poezinë shqipe ndryshime cilësisht të spikatura në formë e përmbajtje dhe guxoi t’i japë asaj dimensione të denja për letërsitë e mëdha, qytetar dhe intelektual që ka sfiduar me dinjitet kohën e vet”./ KultPlus.com

Të ngjajshme