Mos e prit jetën nga një burrë. Prite nga vetvetja.

29 Dhjetor, 2018 - 7:00 pm

Albert Camus

Mos hiq dore kurrë ! Ke aq shumë gjëra brenda teje dhe më fisnikja nga të gjitha është sensi i lumturisë. Por mos e prit jetën nga një burrë. Prandaj shumë gra mashtrohen. Prite nga vetvetja.

Një shtyp i lirë, natyrisht, mund të jetë i mirë ose i keq, por, në mënyrën më të sigurt, pa liri shtypi nuk do të jetë gjë tjetër veçse i keq.

Medet, pas njëfarë moshë, çdo njeri është përgjegjës për fytyrën e tij. 

Të gjitha bëmat e mëdha dhe mendimet e mëdha kanë një fillim qesharak. Veprat e mëdha shpesh kanë lindur në një qoshe rruge apo në derën rrotulluese të një restoranti.

Kur bëhet 30 vjeç njeriu duhet ta njohë veten si në pëllambë të dorës, të dijë saktësisht të gjitha të metat dhe kualitetet, ta dijë sa larg ai mund të shkojë, të parathotë dështimet e tij – të jetë ai që është. Dhe, mbi të gjitha, t’i pranojë këto gjëra. 

Në çdo hap të rrugës ndjenja e absurditet mund ta godasë çdo njeri në fytyrë.
 
Vjeshta është një pranverë e dytë ku çdo gjeth është një lule.

Janë të bekuara zemrat që mund të lakohen; ato nuk do të thyhen kurrë. 

Rregulli është që qeveria nuk ka ndërgjegje. Nganjëherë ka një politikë, por asgjë më shumë. 
 
Sharmi është një mënyrë për të marrë përgjigjen po kërkuar një pyetje të qartë.

Ta braktisësh veten për parimet është vërtetë vdekje – dhe është vdekje për një dashuri të pamundur e cila është e kundërta e dashurisë. 

 E vërteta, si drita, verbon. Rrena, në të kundërt, është një terr i bukur që nxjrr në pah çdo objekt.
 
Çfarë është një rebel, një njeri që thotë jo./voal-online.ch/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme