‘Mos i këndoni djemëve këngë trimash, jemi na që i bëjmë burra për të na rrahur bijat tona’

16 Dhjetor, 2020 - 12:28 pm

Nga Afërdita Thanasi

Mo i mësoni djemtë të rrinë duarkotë, mo u këndoni vetëm këngë trimash! Çupani, jemi fëmra vetë! Jemi na që i bëjmë “burra për për të na rrahur bijat tona”. Mësojini evletërit t’u bëjnë pak hyzmet, se o xhane, nuk vetëm marrëm (nuse), po edhe japëm (çupa)! Jemi na, a të keqen unë, që rrisëm diejtë që nga barku e deri sa dalën në Udhën e Madhe! Bëjuni tok, o jetë, se po nuk deshëm njëra-tjatrën, xvarrë do na heqën e vërvitën, derisa të mbyllëm sytë! Jepuni sisë e mbillni respekt! Hë të keqen nëna! / KultPlus.com

Të ngjajshme