“Murgu”, roman nga Artan Fuga

9 Qershor, 2018 - 8:30 pm

Shkruan: Xhemile Nasufi

– Dy vjedhje paralele në dy epoka të ndryshme-

Akademiku dhe profesori i shquar i filozofisë Artan Fuga sjell për lexuesit romanin e tij “Murgu”, i cili vjen si një rizbulim i identitetit tonë të hershëm europian, një rrëfim dhe një hetim për dy vjedhje paralele të bëra në dy vende, dhe në dy epoka të ndryshme njerëzore. Romani “Murgu” është një libër për njeriun e thjeshtë, i cili ndonëse vuan padrejtësitë e pushtetit duhet të përpiqet të ruajë vlerat, moralin dhe dinjitetin e tij. Për nga struktura romani është një rrëfim i gjatë i ndarë në tre pjesë me nëntëmbëdhjetë krerë. “Murgu” është rrëfim në ngjizjen e personazheve, në linjën drejtuese ideore, me mesazhin filozofik është vetë autori ai i cili e rrëfen ngjarjen, në roman ka edhe rrëfim në vetën e parë, edhe në vetën e tretë, po ndodhë që edhe personazhet e rrëfejnë njëri-tjetrin.

Romanin, autori na e sjell si një dosje hetuese, ku Tristan Bardhi hulumton paratë e vjedhura në dy drejtime, në drejtimin horizontal të ditëve të sotme, por edhe në vertikalitetin e historisë, “Murgu” ka tendencë përtej botës shpirtërore,

Dy grabitje të bujshme kanë ndodhur në botë, njëra në kohën tonë, në një apartament buzë detit, në Durrës, ku janë vjedhur mijëra euro, ndërsa tjetra, përpara disa shekujsh, në katedralen e qytezës mesjetare, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Dy njerëz hetojnë për të zbuluar grabitësit, Etnologu Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, dhe murgu mesjetar, Martin de Chassagne. Përgjatë hetimeve, duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë, ata zbulojnë njëri-tjetrin, përballen me enigma. të papritura, dhe hedhin dritë, secili në kohën e vet, mbi epokat kur kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdekësinë e shpirtit, seksin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij.

Me këto dy personazhe tejet misionarë në punën e tyre, duket se del përballë e keqja dhe projeksioni i asaj që autori ngre për mjedisin që e rrethon. Janë pikërisht këto dy personazhe, që edhe ndjejnë të zbulojnë njëri-tjetrin. Ata justifikojnë njëri-tjetrin, por edhe na shpjegojnë periudha të tëra kohore, ku konceptet bazë nuk vinë në formë shablloni.
Nëpërmjet një rrëfimi sa filozofik aq edhe historik, libri i rimerr këto tema për t’ia paraqitur lexuesit nëpërmjet dramave dhe sfidave të personazheve të tij.

“Dosja e Murgut Martin”- misioni hulumtues i Tristan Bardhit-

“Murgu” është një roman fiozofiko-historik i cili vjen në kohën tonë si një vetëdije për identitetin tonë kulturor iliro-arbnorë, Murgu si titull dhe si ide është marrë nga pikpamjet filozofike në të cilat autori ka studiuar dhe është marrë për vitet të tëra, inspirim nga filozofët e mëdhenjë të së kaluarës, është një rrëfim si një roman qytetar, në Durrës për një intelektual shqiptar me dramat e jetës së tij, si dhe mbi jetën e një murgu në një qyteze të Europës perëndimore shekuj më parë, është roman hulumtues me një gjuhë të arkivave, është një meditim mbi jetën dhe vdekjen, me një gjuhë metafizike dhe filozofike. Tristan Bardhi, një intelektual bashkëkohor, është personazhi kryesor, ku ngërthehet boshti i romanit. Kjo qendër e romanit është e vendosur kaq mirë sa që edhe historia e murgut mesjetar Martin de Chassagne duket se rrotullohet rreth tij.
“Murgu” është roman fiksionar me ngjarje e personazhe fiktive, ngjarja fillimisht vendoset në Durrës ku vepron edhe intelektuali shqiptar Tristan Bardhi i cili me profesion është etnolog, i gjithë rrëfimi fillon me Tristanin dhe plaqkitjen e banesës së tij, dhe vjedhjes së mijëra eurove të cilat i kishte fituar nga shitja e në trualli që kishte trashëguar nga gjyshi i tij.

Këtu fillon e gjithë rrjedha e historisë së romanit “Murgu”, me intelektualin durrësak i cili vihet në lëvizje për t’i gjetur dhe rikthyer parat e tij të vjedhura, ai në këtë hetim do të ketë punë me policinë e cila ka në dorë rastin e plaçkitjes së banesës së tij, po edhe me vetën e tij, fillon të hetoj dhe t’i shoh gjërat më qartë se kush do të mund të ishte hajduti i parave të tij, fillon që pistën e hetimeve ta bëjë vetë, dhe më pas t’i kërkoj ndihmë zyrtarit policor që ishte i ngarkuar me zbardhjen e rastit të vjedhjes.

Por sado që Tristani ishte i lodhur, i dërrmuar nga ngjarja që i kishte ndodhur, ai duhej që patjetër që të merrej me punët që kishte, pasi që punonte si etno-antropolog pranë Qendrës së Trashëgimisë Kulturore të qytetit, atij i ishte ngarkuar një detyrë që të hetonte mbi “Dosjen e Murgut Martin”. Ishte kjo një detyrë shumë me rëndësi për Tristanin pasi që këtë detyrë ia kishte ngarkuar instutucioni publik ku punonte, që ta hetonte dosjen dhe ta bënte një studim mbi të, detyra kishte të bënte vetëm me shënimet të cilat i kishte lënë Murgu Martin për Durrësin Mesjetar. Megjithatë, Tristani si studiues me përvojë e dinte se asnjë dëshmi e dhënë nga e kaluara nuk mund të shkëputet nga konteksti i saj historik, ngase aty merrte kuptimin e plotë. Dosja e Murgut Martin, ishte një dosje vuluminoze që tregonte për një vjedhje që kishte ndodhur shekuj më parë, në katedralen e qytezës mesjetare në Europën perëndimore, dy piktura krejt të veçanta për nga estetika dhe mesazhi i tyre janë zhdukur pa lënë gjurmë.

Tani më Tristani ishte futur në ngjarjen e para disa shekujve, me anë të leximit dhe studimit të dosjes së Murgut Martin, ai kishte parë gjithçka që kishte ndodhur në atë periudhë me Martinin si Murg e njeri por edhe me gjithçka që ndodhte në katedrale dhe në atë qytezë të Mesjetës, ishte zhytur aq shumë në ngjarjet që kishin ndodhur, përmes dosjes tani më kishte zbuluar aq shumë fakte të cilat kishin ndodhur në mesjetë me Murgun Martin dhe me dy eprorët e tij kishtar që ishin At Jozefi dhe At Françesku, dy priftërinjë të cilët do të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën dhe punën e Murgut Martin, dhe në hetimet rreth dosjes së tij, Tristani i kishte dhënë vetes një mision që ta zbulojë në detaje se çka kishte ndodhur me Martinin, se si kishin rrjedhur ngjarjet shekuj më parë në atë katedrale, çfarë kishte zbuluar Murgu rreth vjedhjes së pikturave, çfarë përmbanin ato, dhe cila ishte vlera e tyre reale dhe mesazhi i tyre në veçanti, çfarë ishte raporti me eprorët e tij, si e përceptonte botën jashtë katedrales dhe jetës strikte prej murgu?

Misioni i Martinit ishte t’i gjente dy pikturat e vjedhura, por që nuk arrin t’i gjej dot, pasi që në misionin e tij hetues përballet me një botë tjetër, një botë të shfrenuar mbi moralin, pushtetin, paranë dhe seksin. Duke i sjellur ngjarjet rreth konceptit të pavdekësisë së shpirtit, autori e trajton atë edhe si besim, edhe si instrument kreditimi financiar në Mesjetë, por edhe nxjerr në pah kuptimin filozofik të kësaj pavdekësie të shpirtit, i cili është sa element fetar aq edhe shkencor pasi që autori si filozof, ai ka një përceptim mbi shpirtin, i cili beson që shpirti nuk vdes, dhe në fund të fundit të gjithë njerëzit duhet të jenë të barabartë, pasi që kanë një shpirt, dhe se një ditë të gjithë do vdesin, trupi do vdes, por shpirti jo, konceptet të cilat njeriu i ka përpunuar në vite në kokën e vet, ato mbesin në shoqëri si kuptim filozofik.

Tristani gjatë leximit dhe studimit të dosjes së Martinit zbulon konfliktet sociale të asaj kohe, duke u hapur në tema me interes sikurse janë një revolucion teknologjik, shpikja e letrës me vlerë pa përmbajtje materiale që është pararendësja e kreditimit të sotëm bankar.

Mbi këtë bazë, me anë të rrëfimit fiksion të jetës së personazheve, Artan Fuga ballafaqon pasojat e këtij hopi në botën e parasë në ditët e sotme ku paraja kishte marrë rol qendror në jetën njerëzore.
Tristan Bardhi gjatë pistës së hetimeve mbi paratë e vjedhura në apartamentin e tij, dhe Murgu Martin mbi vjedhjet e dy pikturave në Mesjetë hetojnë për të zbuluar grabitësit. Përgjatë hetimeve, duke kapërcyer ndarjet shekullore në kohë, ata zbulojnë njëri-tjetrin, përballen me enigma, të papritura, edhe hedhin dritë, secili në kohën e vet, mbi epokat ku kanë jetuar, mbi paranë, pushtetin, pavdeksinë e shpirtit, moralin, historinë dhe gjithçka që e bën njeriun të mendohet kur kërkon kuptimin e jetës së tij.
Nëpërmjet një rrëfimi sa filozofik aq dhe historik, libri i rimerr këto tema për t’ia paraqitur lexuesit nëpërmjet dramave dhe sfidave të personazheve të tij.

Gjate këtij hetimi që i’u është ngarkuar Tristan Bardhit, ai do të duhet që të takohet dhe ta njohë nga afër një zonjë, e cila punon në Bibliotekën Qëndrore të Universitetit Perëndimor të Parisit, ajo është Catherine Lafoli, një përsonazh i rëndësishëm në roman, që bënë lidhjen në mes dy karaktereve kryesore, e cila paraqitet si një person që i di të dyja historitë, si historinë e jetës së Tristanit ashtu edhe atë të Murgut Martin, kjo grua ishte ajo që i bashkoi personazhet, ajo që i dinte të gjitha misteret dhe të vërtetat rreth tyre.
-Romani, një rizbulim i identitetit tonë të hershëm europian-
Durrësi është vendi ku etnologu i ditëve tona Tristan Bardhi jeton dhe punon, ngjarja e romanit vendoset fillimsht në këtë qytet bregdetar, ku shekuj më parë Murgu Martin në mesjetë kishte ardhur me detyrë.
Murgu vjen në Durrës dhe e përshkruan atë në Mesjetë. Vend përzjerjes kulturash, fesh, rivalitetesh midis Bizantit dhe qyteteve italiane, sidomos mbretërisë së Napolit, në një pikë ku ndihet ringjallja e princërve dhe fisnikëve shqiptarë, dhe ardhja e osmanëve.

Pozita strategjike e Durrësit e bënte atë pikë nevralgjike midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Jugut dhe Veriut të Europës çka dëshmohet sidomos me rrugët romake, me kalimin e kryqtarëve, me rivalitetet mes Bizantit dhe Romës për ndikimet fetare në këtë trevë, më parë në betejat mes gjeneralëve të republikës romake përreth Durrësit, në qendër të luftrave të Peloponezit, etj.

Nëse ne na duhet ta ribëjmë historinë tonë, ta rigjejmë origjinën e identitetit tonë, duhet të shkojmë patjetër në komunikimin kulturor mes ilirëve me qytetërimet greko-romake që e kanë ngjizjen në Durrës.
Romani i Fugës, i cili si temë kryesore dhe pikënisje kishte hetimin mbi dy vjedhjet që kishin ndodhur në dy epoka të ndryshme njerëzore, ai nuk do ta shoh kurrë një zbulim të së vërtetës, pasi që në vend të parave të Tristanit dhe dy pikturave të vjedhura nga katedralja mesjetare, të dy ata gjatë hulumtimeve të tyre gjejnë diçka që do t’i ndryshonte jetën e tyre rrënjësishtë. Janë dy rrëfime dy jetë shkrime, dy njerëz të ndryshëm, në dy epoka të ndryshme, që hetojnë për një vjedhje ata nisin për të kërkuar një objekt të grabitur në jetën e tyre të cilën nuk e gjejnë, po ata në këtë hetim zbulojnë një gjë edhe më të madhe me të tmerrshme për njerëzimin, ata zbulojnë vjedhjen e jetëve të njerëzve, gjithë shoqëria është e vjedhur është vjedhur edhe vet identiteti i njeriut.

Të ngjajshme