Naim Frashëri ishte edhe në pullat postare të Iranit (FOTO)

23 Shtator, 2017 - 1:51 pm

Shumë nga ne nuk e dimë por figura e njërit nga përfaqësuesit kryesor të Rilindjes Shqiptare, Naim Frashëri ishte vendosur disa herë nëpër pullat postare të Iranit.

Padyshim Naim Frashëri ka qenë njëri ndër poetët më të shquar shqiptarë, ai përveç në shqip kishte shkruar në disa gjuhë, gjuhën turke, greke por edhe në atë persiane.

Kjo është dëshmuar nga vepra e tij poetike “Tehajjulat” dhe gramatika e gjuhës persiane, në librin e tij vihet re një persishte mjaft e mirë dhe e bukur në përdorim dhe nuk dallon aspak nga persishtja e iranianëve.

Në shenjë nderimi, shteti i Iranit ka vendosur portreti e tij në një nga pullat postare ku lexohet “Na’im Frashëri Albanian Muslim. Persian Speaking Poet”, që do te thotë: Naim Frashëri Shqiptari Musliman dhe Poeti persian-folës. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme