14 Qershor, 2025 - 10:43 pm
Sot, në Prishtinë janë shpallur fituesit e Panairit të Librit për vitin 2025, ku autorja Jetlira Avdiaj është shpallur autorja më e mirë e vitit me librin ‘Toka e babës’, shkruan KultPlus.
Në ceremoninë e përvitshme të Çmimeve të Panairit, ku të pranishëm janë botues, autorë, përkthyes, njerëz të fushës e gazetarë, juria në përbërje me Behar Gjoka kryetar, Majlinda Nana anëtare dhe Dan Ibrahimi anëtar, ndanë çmimet në vijim:
1. Çmimi për letërsinë për fëmijë dhe të rinj: Gani Bytyçi për librin ‘Letra Lejlekut’ botuar nga Faik Konica, Prishtinë
2. Çmimi për kritikë-publicistikë: Mevlan Shanaj për librin ‘Të fshehta jashtë ekranit’ botuar nga Agora, Tiranë
3. Çmimi për prozë: Ahmet Prençi për librin “Në emër të gjakut” – tregime, botuar nga Mediaprint, Tiranë
4. Çmimi për poezi: Shpëtim Selmani për librin ‘Kureshtje dhe terror’, botuar nga Onufri, Tiranë
5. Çmimi për poezi: Arti Lushi për librin ‘Zoti i kripës’, botuar nga Buzuku, Prishtinë
6. Çmimi përkthyes i vitit 2025: Zija Vukaj për librin ‘Karlo Kolodi: Avneturat e Pinokut’ botuar nga Toena, Tiranë
7. Çmimi përkthyes i vitit 2025: Pandeli Pasko Kuteli për librin ‘Jean Selim Kanaan: Lufta ime ndaj indiferencës’ botuar nga Buzuku, Prishtinë
8. Çmimi Special: Durim Abdullahu & Davjola Ndoja për kontribut të shquar në botimin e librit ‘Lufta e Kosovës 1997-1999: Një bibliografi e pëzgjedhur’ botuar nga Artini, Prishtinë
9. Çmimi për vepër kapitale: Botimi i serisë së veprave të Petro Markos, botuar nga Albas, Tiranë-Prishtinë-Tetovë
10. Çmimi Autor i vitit (letërsi shqipe) 2025: Jetlira Avdiaj për librin ‘Toka e babës’ botuar nga Koha, Prishtinë
11. Çmimi Autor i vitit (letërsi e huaj) 2025: Sophie Kepes me librin Çpërkatësia: Psikologjia e krijimit letrar, botuar nga Buzuku, Prishtinë)/ KultPlus.com