займ на карту онлайн потребительский кредит

Ndërron jetë gazetari Ibrahim Rexhepi

Tetor 8, 2018 - 12:44 pm

Ka ndërruar jetë gazetari dhe ekonomisti i njohur kosovar, Ibrahim Rexhepi. Lajmi për vdekjen është bërë i ditur nga kolegët gazetarë të Rexhepit.

Rexhepi një kohë ka punuar edhe si redaktor i rubrikës së ekonomisë në Gazetën Express. Ibrahim Rexhepi që disa muaj ka ushtruar funksionin e këshilltarit të lartë politik në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ku ministër është Valdrin Lluka.

Ende nuk dihet shkaktari i vdekjes së Rexhepit. Ai vite më parë ka lënë punën e gazetarit për t’u anëtarësuar në partinë e Behxhet Pacollit. Rexhepi në zgjedhjet e fundit ka qenë në listën e AKR-së për deputet të Kuvendit të Kosovës./ KultPlus.com

Të ngjajshme