Në 20-vjetorin e vetëflijimit të Pashkë Markaj, botohet në anglisht romani i Ag Apollonit që tregon jetën tragjike të saj

27 Maj, 2023 - 12:17 pm

Sot, në 20 vjetorin e vdekjes së Pashkë Markaj, e cila e dogji veten pas kthimit të mbetjeve të dy djemve të saj të vrarë në Masakrën e Mejës, është përkthyer në gjuhën angleze romani i Ag Apollonit e qe trajton jetën tragjike të saj, përcjell KultPlus.

Në vijim gjeni njoftimin e plotë të shkrimtarit Apolloni:

Sot, me rastin e 20-vjetorit të vetëflijimit të nënës Pashkë (Krasniqi) Markaj, e cila dogji veten pas kthimit të mbetjeve të dy djemve të vrarë në Masakrën e Mejës, u botua në gjuhën angleze romani im ku tregohet historia tragjike e Pashkës, krahas historisë së nënës Ferdonije.

Romanin e ka përkthyer në gjuhën angleze Robert Wilton, të cilin e falënderoj nga zemra.

Librin mund ta porositni që tani në Amazon, ndërsa nga mesi i javës tjetër mund ta gjeni edhe në libraritë e Prishtinës./KultPlus.com

Të ngjajshme