Në Berlin promovohet libri biografik për aktorin e madh shqiptar Aleksandër Moisiu (FOTO)

1 Mars, 2018 - 4:15 pm

Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e ndërtoi në Austri Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kombit shqiptar.

Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne.

Kësisoj që njerëzit të dinë më shumë rreth aktorit të madh shqiptar Aleksandër Moisiut, në nëntor të vitit të kaluar pati dalë nga shtypi libri me biografi të Aleksandër Moisiut, shkruan KultPlus.

Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Tradukit.

Ndërsa më 14 mars në Berlin do të bëhet promovimi i këtij libri. Në këtë promovim do të lexojnë Rüdiger Schaper dhe Feride Xh. Berisha ndërsa do të modelohet nga Cord Pagenstecher-Shtëpia Botuese PA.

Mbrëmja mbështetet nga Ambasada e Republikës së Kosovës ndërsa mbahet në Literaturhaus Berlin, Kaminzimmer, Fasanenstraße 23, 10719 Berlin (U-Bhf Kurfürstendamm) me fillim nga ora 20:00./ KultPlus.com

Të ngjajshme