Në Prizren do mbahet takim artistik kushtuar Adem Demaçit

1 Shtator, 2018 - 6:00 pm

Shoqëria Kulturore- Artistike “Agimi” në Prizren, organizon të dielën takim artistik kushtuar Adem Demaçit.

Takimi artistik titullohet: “Homazh për Bacën” dhe fillon në ora 13.30, në objektin e ShKA “Agim”-it.
Adem Demaçi, simboli i rezistencës kombëtare ka ndërruar jetën në gusht të këtij viti. Demaçi ka qenë veprimtar i çështjes kombëtare dhe shkrimtar shqiptar nga Kosova, shkruan “PrizrenPress”

Demaçi, veprimtar politik dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut, njihet si simbol i rezistencën në Kosovë për lirinë dhe pavarësinë e saj. Për shkak të pikëpamjeve të tij politike, ai kishte vuajtur një dënim prej 28 vitesh në burgjet e ish-Jugosllavisë e më pas të Serbisë, andaj edhe shpesh është quajtur edhe si “Mandella i Ballkanit”.
Në fjalimet e liderëve politik, Demaçi u cilësua si hero jo vetëm i Kosovës, por i gjithë shqiptarëve./PrizrenPress.com/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme