Në vend të shkrimtarit Ramiz Kelmendi, në një nga librat shkollorë vendoset fotografia e biznesmenit Ramiz Kelmendi

7 Qershor, 2019 - 6:00 pm

Nuk dihet se për cilin libër bëhet fjalë, por në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet një fotografi e nxjerrë nga një libër i teksteve shkollore, ku bëhet fjalë për një tregim të shkrimtarit të njohur kosovar Ramiz Kelmendi, shkruan KultPlus.

Po në këtë tekst shkollor, në vend të fotogarfisë së shkrimtarit Ramiz Kelmendit është vendosur fotografia e një Ramiz Kelmendi tjetër, atij të biznesmenit.

Tregimi “Në Oslo” me autor të shkrimtarit Kelmendi është ilustruar me atë të Ramiz Kelmendit, që njihet në Kosovë si pronar i Elkos./KultPlus.com

Të ngjajshme