“Nëse ka një libër që dëshironi të lexoni, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruani atë”

8 Tetor, 2020 - 12:43 pm

Toni Morrison është një nga tregimtarët më të fuqishëm dhe më të dalluar të kohës sonë, shkruan KultPlus.

Ajo u bë gruaja e parë afrikano-amerikane që iu dha Çmimi Nobel kur mori Çmimin e Letërsisë në 1993.

Punimet e Morrison shpesh përshkruajnë rrethana të vështira dhe anën e errët të njerëzimit, por gjithsesi përcjellin integritet dhe shpengim. Mënyra se si ajo zbulon historitë e jetës individuale përcjell depërtim, kuptim dhe ndjeshmëri për personazhet e saj.

Një nga thëniet e famshme të saj është: “Nëse ka një libër që dëshironi të lexoni, por nuk është shkruar ende, atëherë duhet ta shkruani”./KultPlus.com

Të ngjajshme