Nesër fillojnë aktivitetet e Javës së Bibliotekës në Kosovë

9 Prill, 2019 - 10:00 pm

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, këtë javë hap edicionin e 17-të të veprimtarisë kulturore “Java e Bibliotekës në Kosovë”, shkruan KultPlus.

Ceremonia e hapjes do të mbahet në hollin e Bibliotekës më 10 prill në orën 10:00, kurse tema e këtij edicioni do të jetë programi kombëtar i arsimimit bibliotekar.

Para hapjes së Javës së Bibliotekës, në ora 9:00do të mbahet një prezantim nga Dr. Robert MONTOYA, i cili vjen nga Universiteti i Indianës, Indiana – ShBA. Tema e këtij prezantimi do të jetë: Drejt një Programi Kombëtar të Arsimimit në Shkencën e Bibliotekarisë dhe të Informacionit

Fjalën e hapjes do ta ketë Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, Fazli Gajraku, kurse në fjalë përshëndetëse do të ketë fytyra publike si Kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri VeseIi, Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, Zëvendësdrejtore e Sektorit për Marrëdhënie me Publikun e Ambasadës së ShBA-ve në Kosovës, Erin Manis, Drejtore e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, Persida Asllani.

Ky aktivitet që do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës fillon më 10 prill e zgjatë deri më 14 prill 2019./ KultPlus.com

Të ngjajshme