Nesër fillon Festivali Ndërkombëtar i Poezisë “Drini poetik”

8 Qershor, 2018 - 3:27 pm

Me organizmin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, nesër në Prishtinë fillon festivali dyditor ndërkombëtar i poezisë “Drini poetik”, shkruan KultPlus.

Ky manifestim nis në orën 12:00 në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe hapet me sesionin letrar “Muza e Skënderbeut si frymëzim letrar”, ku do të paraqiten pesë kumtesa nga studiues të letërsisë nga Prishtina dhe Tirana, pastaj do të bëhen disa përurime të veprave letrare, si dhe do mbahet ora letrare “Lira magjike”.

“Drini poetik” do të vazhdoj edhe të dielën (më 10.06.2018) me “Ora e Lidhjes” në Prizren, që mbahet nën shenjën e 140-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të ketë edhe një aktivitet të përbashkët mes Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës.

Festivali ndërkombëtar i poezisë sivjet mbahet nën patronin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, dhe shënon edicion e 9-të me radhë. Këtë vit festivali “Drini poetik” mbahet nën shenjën e 140- vjetorit të Lidhjes së Prizrenit./ KultPlus.com

Të ngjajshme