Nesër mbahet akademi përkujtimore për Adem Shkrelin

27 Shtator, 2022 - 1:13 pm

Ka vdekur sot gazetari veteran dhe poeti Adem Shkreli, shkruan KultPlus.

Për ata që nuk e dinë, Ademi është vëllai i poetit të njohur Azem Shkreli, si dhe i Hys, Ymer, e Afrim Shkrelit.

Vëllezërit Shkreli kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kulturën shqiptare.

KultPlus ju informon se nesër do të mbahet akademi përkujtimore për gazetarin dhe poetin e ndjerë, Adem Shkrelin, në Institutin Albanologjik, në ora 11:00.

Ndërsa varrimi do të bëhet poashtu nesër në varrezat e Prishtinës në Arbëri, në ora 13:00. / KultPlus.com

Të ngjajshme