Nesër mbrëma mbahet nata finale e konkursit ‘Poezi për Paqe’

5 Nëntor, 2019 - 6:01 pm

Nesër mbrëma, të mërkurën e 6 nëntorit, në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë do të mbahet nata finale e konkursit të poezisë ‘Poezi për Paqe’.

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Paqes, KultPlus mbështetur nga UN Women ka shpallur të hapur konkursin “Poezi për Paqe” ku në adresën e KultPlusi-it çdo ditë kanë ardhur një numër i madh i poezive.

Konkursi ishte i hapur për të gjitha poetet gra dhe vajza të të gjitha moshave, dhe komuniteteve në Kosovë.

Aplikimet janë vlerësuar nga juria profesionale e përbërë nga profesori dhe poeti i njohur Sali Bashota, studiuesi dhe shkrimtari Agron Gashi dhe studiuesja dhe gazetarja Jeta Zymberi, të cilët edhe kanë zgjedhë finalistet e këtij konkursi.

Nesër në këtë ngjarje do të jenë të pranishme autoret e 10 poezive të përzgjedhura. Në këtë mbrëmje poetike, autoret do ti lexojnë poezitë e tyre para të pranishmëve dhe krejt në fund juria do të shpallë vlerësimin për tre poezitë më të mira të këtij konkursit cilat edhe do të shpërblehen nga organizatorët.

Ky aktivitet është pjesë e projektit “Youth for Kosovo” mbështetur nga UN Peacebuilding Fund, dhe zbatuar nga UN Women, UNDP-UNV dhe UNICEF.

Të ngjajshme