Nesër promovohet në Prishtinë trilogjia e Petrit Imamit “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”

13 Nëntor, 2017 - 11:54 am

Festivali “Mirëdita, dobar dan!” dhe Shtëpia Botuese Samizdat B92 organizojnë promovimin e trilogjisë së librit “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj” nga Petrit Imami, shkruan KultPlus.

Ky promovim bëhet nesër më 14 nëntor me fillim nga ora 14:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë ndërsa panelistë do të jenë: Aleksandar Pavloviç (Instituti për filozofi dhe teori sociale), Shkelzen Maliqi (Filozof) dhe Shkelzen Gashi (Publicist), moderator i këtij promovimi do të jetë Veran Matic (Drejtor i Samizdatit B92).

Kopjet e para të librit në gjuhën shqipe do të shpërndahen falas për pjesëmarrësit e këtij eventi.

Përkthimi simultan është i siguruar.

Kjo ngjarje organizohet nga Festivali “Mirëdita, dobar dan!” dhe Shtëpia Botuese Samizdat B92. Publikimi i librit është mbështetur nga Zyra për Çështje të Komuniteteve të Kryeministrit të Kosovës dhe Ambasada Norvegjeze në Prishtinë. Festivali “Mirëdita, dobar dan!” organizohet nga Integra (Kosovë) në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (Kosovë), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi) dhe Iniciativat Qytetare (Serbi) dhe mbështetet nga Fondacioni Charles Stewart MOTT, Ambasada Zvicerane në Prishtinë dhe Ministria e Kulturës në Kosovë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme