Nesër promovohet romani “Kalorësit e Dardanisë” i autorit Gani Mehmetaj

10 Janar, 2019 - 1:53 pm


Të premten më 11 janar 2019, në orën 12:00 do të bëhet promovimi i romanit të Gani Mehmetajt “Kalorësit e Dardanisë”, në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Krahas leximit- fragmente nga romani, do të intonohet himni i Niketë Dardanit “Të deum laudamus”.

Për romanin “Kalorësit e Dardanisë ” do të flasin Femi Cakolli, studiues i letërsisë dhe Prend Buzhala, shkrimtar e kritik letrar.

“Promovimi është i hapur, diskutimet e preferuara, ndërsa pas promovimit do të organizohet një koktej”, shkruhet në njoftim.

Muhamet Reçica ka vlerësuar se romani më i fundit i Gani Mehmetajt, “Kalorësit e Dardanisë”, trajton tablo të gjera jetësore dhe një sfond të një realiteti nga e kaluara jonë historike, duke e përzgjedhur një temë të rëndësishme në gjithë ato përpjekje për mbijetesë etnike, gjeografike dhe identitare të paraardhësve tanë.

“Formimi, zhvillimi dhe aktivitetet e një formacioni ushtarak, i përbërë prej 300 kalorësish të përzgjedhur, të cilët janë në ballë të luftërave për mbrojtje të trojeve ilirike, si dhe në përkrahje të aleancave të ndryshme në rajone më të largëta, si në Daki, Traki, Panoni e në vise të tjera, paraqet objektin e trajtimit të kësaj proze…”, shkruan Reçica./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme