займ на карту онлайн потребительский кредит

Nesër promovohet “Trilogjia gjermane” e Jusuf Buxhovit në Kult Plus Caffe Gallery

30 Tetor, 2019 - 11:38 am

Në ambientet e KultPlus Caffe Gallery nesër do të promovohet “Trilogjia gjermane” e Jusuf Buxhovit e cila përfshin romanet: “Vdekjet e kolonelit”, “Kujtimet e zonjës von Braun” dhe “Kodi i dashurisë”.

Këto romane janë të botuara në periudhën e viteve 2005-2006, ndërsa përfshirja e tyre në kuadër të kërsaj trilogjie ka të bëjë me një përpunim letrar brenda një koncepti të përbashkët tematik që i lidh.

Kjo trilogji është botuar nga Shtëpia Botuese “Pena”.

Autori Jusuf Buxhovi do të bashkëbisedojë me të pranishmit rreth rolit të shkrimtarëve në krijimin e vëtdijes politike, si bazë e projektit shtetëror si dhe do të shpërndajë libra për lexuesit.

Ngjarja do të fillojë nga ora 18. /KultPlus.com

Të ngjajshme