New York Times u rekomandon lexuesve të lexojnë Ismail Kadarenë

3 Shtator, 2018 - 10:30 pm

Gazeta prestigjioze amerikane, New York Times, i rekomandon lexuesit të lexojnë librin “Kamarja e turpit” të shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare . Në listën prej 9 librash që rekomandon çdo javë për lexuesit e saj, New York Times rendit “Kamaren e turpit” si një nga librat që nuk duhet humbur pa lexuar.

Libri është përkthyer në anglisht nga John Hodgson. “Kërkimi për kokën e prerë të Ali Pashë Tepelenës shërben si një simbol i errët satirik në këtë roman shqiptar të botuar fillimisht në vitin 1978, një fabulë alegorike për autoritarizmin e shekullit të 20-të,” shkruante Jason Goodwin. “Ndërsa ky roman vendoset në mënyrë të shkëlqyer, lakonike dhe me elemente të zymtë komikë, bëhet e qartë se shteti është, në mënyrën e vet, një kokë e frikshme. Një Meduzë, ndoshta, me aftësinë për të shkatërruar,” vijon më tej kritiku i New York Times, raporton gazeta-shqip.com

“Kamarja e turpit” ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”. Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman, është konsideruar nga kritika botërore si një nga veprat më tragjike të Kadaresë, ku përshkruhet terrori shtetëror./ KultPlus.com

Të ngjajshme