займ на карту онлайн потребительский кредит

“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua”

18 Janar, 2021 - 6:52 pm

Sot janë bërë 85 vite nga vdekja e shkrimtarit anglez, Rudyard Kipling, shkruan KultPlus.

Përderisa pas vetes ka lënë shumë krijime, nobelisti anglez njihet më së shumti për poezinë e famshme dhe me plotë mesazh, “Në mundsh”.

Në anën tjetër, ato që kanë vlerë dhe që kanë mbetur si kujtim nga lapsi i tij janë edhe thëniet.

Në përvjetorin e vdekjes së Rudyard Kipling, KultPlus ju sjell thënie nga ai:

“Zoti nuk mund të ishte dot kudo, ndaj bëri mamatë”.

“Fjalët janë padiskutim droga më e fuqishme e përdorur nga njerëzit”.

“Në mundsh t’i mbushësh ti minutat aq të rënda me veprat që peshojnë, dije dhe mos ke asnjë dyshim ,se e jotja do jetë bota me gjithë ç’ka brenda, dhe burrë do të jesh,  biri im”.

“Asnjëherë mos shiko pas, sepse mund të biesh nga shkallët”.

“Gjithmonë kam preferuar të besoj gjënë më të mirë nga kushdo. Kjo gjë më ka bërë të kursej mjaft telashe”.

“Imagjinata e një femre është ndonjëherë më e sigurtë se siguria e një mashkulli”.

“Ai që ecën i vetëm, gjithmonë mbërrin më larg se ata që ecin në turmë”.

“Një femër budallaqe mund ta kontrollojë mirë një mashkull të zgjuar, por duhet një femër tepër e zgjuar për të kontrolluar një budalla”.

“Një zemër guximtare dhe një gjuhë e sjellshme. Këto duhet ta udhëheqin njeriun nëpër xhunglën e jetës”.

“Nga gjithë gënjeshtarët nëpër botë, ndonjëherë më të këqijat janë frikërat e tua”/ KultPlus.com

Të ngjajshme