“Një kukull për motrën dhe një trëndafil të bardhë për mamin”

31 Gusht, 2019 - 2:00 pm

Duke ecur nëpër bankinat e dyqaneve të një tregu, dëgjova një zë nga prapa, “Gjyshe, a je e sigurt që nuk kam mjaft para për të blerë kukullën?”

Zonja e vjetër iu përgjigj: “Oh zemër, ti e di se nuk ke para të mjaftueshme. Prit këtu, do të gjej diçka më të lirë”. Pastaj ajo u largua, dhe djali i vogël po qëndronte atje, duke mbajtur ende kukullën. Duke e parë këtë, unë eca drejt tij dhe i thashë, “A do t’ia japësh këtë dikujt?”

Ai u përgjigj: “Po, kjo është kukulla që motra ime më së shumti e donte për festa. Ajo ishte e sigurt se Babagjyshi do t’ia çonte një ditë asaj”.

I thashë me gëzim: “Oh, atëherë mos u shqetëso, jam i sigurt se Babagjyshi do t’ia sjellë në fund të fundit”. Por ai trishtueshëm u përgjigj: “Jo, Babagjyshi nuk mund t’ia çojë aty ku është ajo tani …

Unë duhet t’ia jap kukullën mamasë time në mënyrë që ajo të mund t’ia japë motrës time kur të shkojë atje … “

Pastaj i mbylli dy sytë dhe tha, “Motra ime ka shkuar atje te Zoti. Dhe babai thotë se mami do ta shohë shumë shpejt Zotin, kështu që mendova se ajo mund ta merrte kukullën me veten për t’ia dhënë atë motrës time.”

Zemra ime gati sa s’u ndal. Pastaj ai më tregoi një foto shumë të bukur të tij duke qeshur dhe tha: “Dua që mami të marrë fotografinë time me të, kështu që ajo nuk do të më harrojë. Unë dëshiroj që ajo të mos largohet, por mendoj se ajo duhet të shkojë atje për t’u kujdesur për motrën time të vogël … “

Pastaj me sytë e pikëlluar ai shikoi përsëri tek kukulla. Me shpejtësi duke arritur te portofoli im, i shtova me stil disa nga paratë e mia tek të tijat pa e parë dhe i thashë:

“Le t’i numërojmë sërish, apo jo? Të shohim nëse ke para të mjaftueshme”.

“Dakort”, tha ai. Pastaj i numëruam së bashku, dhe kishte para të mjaftueshme për kukullën dhe madje edhe disa rezerva.

Djali i vogël bërtiti: “Faleminderit Zot!” Pastaj ai më shikoi mua dhe shtoi:

“U luta me të vërtetë shumë fort natën e kaluar për këtë kukull, kështu që unë mund t’ia jepja motrës time. Unë gjithashtu doja të blija një trëndafil të bardhë për mamanë time, por unë nuk guxoja t’i kërkoja Zotit kaq shumë, megjithatë ai më dha mjaftueshëm qoftë për kukullën ashtu edhe për trëndafilin e bardhë! Mami im i pëlqen trëndafilat e bardhë “.

Pak minuta më vonë, gjyshja e tij u kthye dhe u largova duke menduar për veten time, “Faleminderit, kolopuç, që më ndryshove plotësisht ditën. Dashuria jote për nënën dhe motrën tënde ishte dhe është vërtet e paimagjinueshme … “ Kurrë nuk do ta dish se sa shumë vlejnë nëna dhe motra, është thjesht e pamundur të llogaritet kontributi i tyre në jetën tënde.

Bëhu një dhënës, jo kërkues, veçanërisht me nënën dhe motrën. Mbaj mend: mund të japësh shumë më tepër sesa veç para. / bota.al / KultPlus.com

Të ngjajshme