Një ode për dashurinë, del numri i ri i revistës arbëreshe “Katundi ynë”

14 Gusht, 2021 - 7:30 pm

Doli në qarkullim numri 167 i revistës arbëreshe “Katundi ynë”. Revista “Katundi ynë” është një ndër revistat më jetëgjata arbëreshe, e cila vijon të botohet rregullisht prej vitit 1970.

Drejtuesja e kësaj reviste, Maria Stefania Emmanuele ka njoftuar se sapo ka dalë numri më i ri i kësaj reviste dhe sipas saj, “çdo dalje e revistës përbën një mrekulli të vogël. Ky numër është një ode për dashurinë dhe bukurinë. Angazhimi për Arbërinë rrjedh nëpër venat e gjakut tim”- thotë Emmanuele.

Kujtojmë se revista “Katundi Ynë” botohet një herë në tre muaj në qytezën arbëreshe të Çiftit (Civita) të Kalabrisë. Tirazhi i saj është 3500 kopje dhe nuk shpërndahet vetëm në Itali, por edhe në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.

Kopje të saj shkojnë deri edhe në Amerikën e Jugut, ku edhe jeton një komunitet i madh arbëresh, i shpërngulur nga kjo pjesë e Italisë së Jugut. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme