“Njeriu modern nuk mendon të krijojë diçka me dashurinë: zakonisht…”

18 Nëntor, 2018 - 10:30 pm

“Njeriu modern nuk mendon të krijojë diçka me dashurinë: zakonisht, e madje pothuajse gjithnjë, ai mendon vetëm si e si ta duan të tjerët, ende pa ditur të dojë as vetë, e kësisoj të prodhojë me dashurinë, dashurinë e shkëmbyer, që të ndërkallë në botë diçka të re, e cila nuk ekzistonte më parë.

Prandaj i qëllon të mendojë se të qënët i dashur nga ndokush është thjesht rastësi ose diçka që mund të mbërrihet me kushtin e blerjes së tërë asaj që presupozohet se ka çuar në të qënët i dashur prej tjetrit, duke filluar që nga pasta e dhëmbëve dhe veshja elegante, deri tek automobili më i shtrenjtë.

Por, fatkeqësisht, është fakt se shumë individë të seksit mashkull i duan për shkak të automobilit të tyre të modës; nga ana tjetër duhet të shtojmë se shumë burra interesohen më shumë për automobilin se për gruan.

E, në dukje, gjithçka funksionon, veçse burri dhe gruaja shumë shpejt mërziten e me gjasë urrehen midis tyre, sepse kanë mashtruar njëri-tjetrin ose ndjehen të mashtruar. Kujtojnë se e duan njëri-tjetrin, teksa në të vërtetë i kanë dhënë jetë një shtirje e jo një dashurie aktive.”

– Karl Marx, Dorëshkrime ekonomiko-filozofike

Të ngjajshme