“Nostalgjia”, libri për arbëreshët e Italisë

31 Mars, 2020 - 11:15 pm

Mario Caliva më herët ka publikuar librin “Nostalgjia” që flet për nostalgjinë e arbëreshëve që u larguan nga vendi i tyre më shumë se 500 vjet më parë, shkruan KultPlus.

“Një tregim në të cilin thelbi i ndjenjës është gërshetuar me historinë e mbarë njerëzimit. Ajo e Calivas është një përpjekje e suksesshme: teksti bëhet protezë e kujtesës, qëllimi i të cilit është të zbulojë ngjarjet e arbëreshëve, në mes të lëmshit të pafund të tregimeve njerëzore”, thuhet në recensionin e Giovanni Greco, në lidhje me këtë libër

Vetë Mario ka thënë për KultPlus se ky libër është një monodramë, dhe vetë autori i këtij libri e ka prezantuar më herët këtë monodramë në Berlin dhe Gjenevë.  

Mario Caliva është poet dhe dramaturg arbëresh dhe që nga viti 2012 ka vënë në skenë shfaqjet e tij në gjuhën arbëreshe. /KultPlus.com

Të ngjajshme