“Nuk është vetëm vullneti i Zotit që na bën të lumtur, por ne duhet ta bëjmë veten tonë të lumtur”

22 Prill, 2020 - 10:00 am

Thënie nga Immanuel Kantit

• Ai që e bën veten krimb, nuk mund të ankohet pastaj kur të tjerët shkelin mbi të me këpucë.

• Çdo gjë që është shkruar nga meshkujt në lidhje me femrat duhet të mbesë e dyshimtë, duke qenë se ata janë në të njëjtën kohë edhe gjykatës edhe pjesë e çështjes.

• Më është dashur ta refuzoj njohjen, për të t’i bërë vend besimit.

• Njeriu duhet të jetë i disiplinuar, sepse për nga natyra ai i papërpunuar dhe i egër.

• Kush është mizor ndaj kafshëve është po aq i pandjeshëm edhe ndaj njerëzve.

• Një veprim, për të qenë moralisht i denjë, duhet të bëhet nga përgjegjësia.

• Rregullat e lumturisë: diçka për të bërë, dikë për ta dashuruar dhe diçka për të shpresuar.

• Vepro duke e konsideruar njerëzimin, si tek vetja si tek të tjerët, gjithmonë si qëllim, kurrë thjesht si mjet.

• Nuk ka virtyt aq të madh, sa të jetë i sigurt prej tundimit.

• Ata që thonë se bota do të shkojë gjithnjë siç ka shkuar deri sot, kontribuojnë që parashikimi i tyre të dalë i vërtetë.

• Yjet e qiellit përmbi mua, ligji moral në mua.

• Miq të njerëzimit, mos ia mohoni arsyes privilegjin e të qenët guri i fundit i krahasimit me të vërtetën.

• Vepro në atë mënyrë që, parimi juaj i veprimit të bëhet vetvetiu një ligj për të gjithë botën.

• E gjithë dija jonë fillon me shqisat, vazhdon pastaj tek kuptimi dhe mbaron me arsyen. Nuk ka asgjë më të lartë se arsyen.

• Të gjitha interesat e arsyes sime, spekulative si dhe praktike, ndërthuren në tri pyetjet e mëposhtme: 1. Çfarë duhet të di? 2. Çfarë duhet të bëj? 3. Çfarë mund të shpresoj?

• Përvoja pa teorinë është e verbër, por teoria pa përvojë është një lojë intelektuale e mirëfilltë.

• Nga një dru i shtrembër si ky nga është bërë njeriu, asgjë e drejtë nuk mund të krijohet.

• Lumturia nuk është një ideal i arsyes, por e përfytyrimit.

• Papjekuria është paaftësia që dikush të përdorë inteligjencën e vet, pa u udhëhequr nga dikush tjetër.

• Para ligjit njeriu është fajtor kur dhunon të drejtat e tjerëve. Para moralit ai është fajtor, nëse vetëm mendon ta bëjë këtë gjë.

• Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë /KultPlus.com

Të ngjajshme