Osho: Rumi është poet dhe mistik, një kombinim i rrallë

22 Dhjetor, 2022 - 1:57 pm

Osho për Rumin

Poema nga Mevlana Jalaluddin Rumi është e mrekullueshme, si gjithmonë. Ai ka folur fjalë të mrekullueshme. Është njëri nga poetët më me rëndësi të cilët janë poashtu mistik. Ky është një kombinim i rrallë, ka miliona poet në botë dhe ka shumë pak mistik në botë, por një njeri që i ka të dyjat është shumë vështirë të gjendet. Rumi është një lule shumë e rrallë. Është një poet i madh gjithashtu edhe një mistik i madh. Dhe, poetika e tij nuk është vetëm poetike, jo vetëm një radhitje e bukur e fjalëve. Ajo përmban kuptim të thellë, dhe shenja drejtuese drejt të vërtetës finale. Nuk është argëtim, është ndritje.

Rumi nuk do të thotë asgjë, është emri i një vendi, për shkak se ai erdhi nga Rum ai u quajt Rumi. Mesazhi i tij është Dashuria dhe ai i përket kategorive më të larta të Buddha-ve . Ai ishte njeriu që krijoi një metodë të re meditimi, whirling ose duke u vërtitur, rrotulluar.
Ka pasur qindra metoda, Rumi ka kontribuar me një metodë të veçantë. Ai u bë i ndriçuar jo duke u ulur në heshtje si një Buddha, ai u bë i ndriçuar duke vallëzuar. Dhe vallëzimi i tij është i veçantë. Ju rrotulloheni e rrotulloheni, si një rrotë që lëviz shpejt e më shpejt, ju jeni edhe boshti edhe rrota. Fëmijët e vegjël e pëlqejnë atë shumë. Pothuajse në të gjithë botën prindërit i ndalojnë fëmijët e tyre që ta bëjnë atë, sepse ata janë të frikësuar se mund ti merren mendtë, por ata nuk e dinë se fëmijët janë duke shijuar diçka shumë të veçantë .
Kur një fëmijë i vogël rrotullohet ai humb ndjenjën e të qenit një trup, ai fillon të rrijë pezull mbi trupin e tij, ai mund të shohë vetërrotullimin e trupit të tij – dhe kjo është mrekullia e metodës. Por ne ndalemi nga prindërit tanë shumë herët .
Jalaluddin Rumi futi këtë metodë. Ai vetë u bë i ndriçuar nga tridhjetë e gjashtë orë rrotullimi të vazhdueshëm. Ai kishte hipur mbi një re, ai nuk mund të ndalej deri sa ai ra poshtë. Por, kur ai hapi sytë dhe u ngrit ai ishte një njeri krejtësisht tjetër, i vjetri ishte zhdukur. Njerëzit ishin mbledhur për ta parë atë, mijëra njerëz – sepse ai ishte një mistik i njohur. Çfarë i kishte ndodhur atij ? Ishte çmendur apo çfarë. Ai i kishte thënë dishepujve të tij se ai nuk duhej të shqetësohej.,(sepse meditonte).
Për tridhjetë e gjashtë orë ai vallëzoi dhe vallëzoi derisa u zhduk në atë vallëzim, vallëzimi ngeli por vallëzuesi u zhduk – ego vdiq. Dhe ai mund të shihte trupin e tij nga një plan më i lartë duke vallëzuar diku në tokë . Ai u bë një vrojtues në kodër, kurse trupi ndodhej në luginën e thellë të errët. Dhe kështu ai ia dha metodën dishepujve të tij. Mesazhi i tij ishte Dashuri dhe vallëzim. Dashuroni tërë ekzistencën ,kështu që ju të mund të vallëzoni dhe vallëzoni për të braktisur në mënyrë që ju të mund të dashuroni.
Shumë pjesë të Rumit janë kthyer në një muzikë të mrekullueshme nga Deepak Chopra dhe shumë artistë si Madona, Demi Moore etj… / KultPlus.com

Të ngjajshme