Pas protestave, MASHT-i anulon konkursin për bursa

8 Nëntor, 2019 - 12:45 pm

Ministria e Arsimit ka anuluar konkursin për dhënie të bursave për studentët e UP-së, pas protestave e ankesave nga shumë programe të ndryshme.

Vendimi është bërë publik nga ministri në largim, Shyqyri Bytyqi në konferencë për media. Ai ka thënë se vendimi i marrë më herët që të ndahen bursa vetëm për programet deficitare është i drejtë por konkursi po anulohet vetëm për shkak të rrethanave që është aktualisht vendi, pra një Qeverie në largim.

“Sa herë kemi tentuar të bëjmë reformë, ka pasur tentim dhe pengim që kjo të ndodh. Po të ishte në rrethana normale nuk do të merrnim vendim ta anulojmë”, tha Bytyqi.

Ai ka shtuar se për 1 vit është bërë analizë për ndarjen e bursave dhe është ardhur në përfundim që të përkrahen vetëm programet të cilat rrezikojnë të shuhen shkaku i mungesës së interesimit. Bytyqi ka përfunduar se pret që me ardhjen e ministrit të ri të rishqyrtohet kjo çështje. /KultPlus.com

Të ngjajshme