PEN Kosova uron kryetarin e ri të PEN International

2 Tetor, 2021 - 10:00 am

Me rastin e zgjedhjes kryetar i ri i PEN International, PEN Qendra e Kosovës ka uruar për këtë post shkrimtarin me origjinë nga Turqia Burhan Somnez.

Në urimin e PEN Qendrës së Kosovës, ndër të tjera, shfaqet gatishmëria për vazhdimin e bashkëpunimit me PEN International me seli në Londër.

PEN Qendra e Kosovës është anëtare e rregullt e PEN International.

Sivjet PEN Center Kosova ka marrë pjesë, online, në punimet e Kongresit të 100 vjetorit të themelimit të PEN International.

Gjatë punimeve të këtij Kongresi u zgjodh udhëheqja e re e PEN International me në krye Burhan Somnez./ KultPlus.com

Të ngjajshme