PEN Qendra e Kosovës me mbrëmje kulturore për Jusuf Gërvallën

1 Nëntor, 2020 - 1:11 pm

Nesër, duke filluar nga ora 17:00 në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, PEN Qendra e Kosovës organizon një mbrëmje kulturore në kujtim të shkrimtarit, poetit, këngëtarit e veprimtarit Jusuf Gërvalla.

Për veprën e gjithanshme të Gërvallës, do të flasin Naime Beqiraj dhe Agron Gashi, ndërkaq mbrëmja do të udhëhiqet nga Binak Kelmendi.

Përkujtimi për Gërvallën është mbrëmja e gjashtë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra ka paraparë edhe katër mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë që do të mbahen gjatë javëve në vijim. / KultPlus.com

Të ngjajshme