займ на карту онлайн потребительский кредит

PEN Qendra e Kosovës përkujton sot Mensur Raifin

12 Nëntor, 2020 - 11:36 am

PEN Qendra e Kosovës përkujton kritikun, shkrimtarin, përkthyesin dhe ish-profesorin e Universitetit të Prishtinës Mensur Raifin.

Përkujtimi mbahet sot, më 12 nëntor, me fillim në orën 17.00 në KultPlus Caffe Gallery.

Për veprën e Raifit do të flasin Gëzim Aliu dhe Flamur Maloku.

Mbrëmjen e udhëheq Nerimane Kamberi.

Përkujtimi për Mensur Raifin është mbrëmja e nëntë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit”, përkrahur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra ka paraparë edhe një mbrëmje përkujtimore, të fundit për sivjet për shkrimtarët e ndjerë. Mbrëmja që do t’i kushtohet poetit e bohemit Mirko Gashi dhe  të mbahet më 19 nëntor. / KultPlus.com

Të ngjajshme