PEN Qendra e Kosovës promovon sot kompletin e veprave të Basri Çapriqit

12 Janar, 2024 - 9:25 am

facebook sharing button

PEN Qendra e Kosovës, sot, më 12 janar do të bëj promovimin e kompletit të veprave të botuara të poetit Basri Çapriqi, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery.

Botimi i veprës komplete të Basri Çapriqit me katër vëllime përfshin poezinë, studimin letrar, esenë dhe publicistikën.

PEN Qendra e Kosovës ka njoftuar se veprat do të botohen pa ndryshime, pra ashtu siç i ka shkruar autori.

Gjithashtu, është bërë e ditur se në këtë botim janë përfshirë shumica e shkrimeve të Çapriqit, të cilat janë paraqitur në konferenca të ndryshme shkencore apo janë botuar në gazeta dhe revista brenda dhe jashtë vendit.

Për veprën e Basri Çapriqit do të flasin sot studiues e njohës të veprimtarisë së poetit, studiuesit e profesorit i cili ka vdekur para gjashtë vjetësh.

Botimin e këtij kompleti e ka mbështetur Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra e Kosovës i fton të gjithë dashamirët e librit që të marrin pjesë në këtë promovim i cili do të mbahet sot, në orën 14:00 në KultPlus Caffe Gallery. /KultPlus.com

Të ngjajshme