PEN Qendra e Kosovës sot përkujton shkrimtarin Din Mehmeti

4 Nëntor, 2021 - 11:30 am

Sot, më 4 nëntor 2021, në ambientet e KultPlus Caffe Gallery, në Prishtinë, përkujtohet jeta dhe vepra e shkrimtarit të ndjerë Din Mehmeti, shkruan KultPlus.  

Për veprën jetësore të Din Mehmetit do të flasin Dije Demiri – Frangu dhe Haqif Mulliqi.   

Aktiviteti fillon në orën 17:00.  

Ftoheni të merrni pjesë.  

Ky aktivitet është i katërti me radhë në kuadër të projektit të sivjetmë “Ora e Shkrimtarit2” e PEN Qendrës së Kosovës.   

Më parë janë përkujtuar shkrimtarët Latif Berisha,Enver Gjerqeku dhe Azem Shkreli./ KultPlus.com   

Të ngjajshme