PEN Qendra e Kosovës me mbrëmje letrare për Anton Pashkun

24 Tetor, 2020 - 4:25 pm

Në KultPlus Caffe Galery në Prishtinë, në kuadër të “Orës së Shkrimtarit” PEN Qendra e Kosovës vazhdon përkujtimin e shkrimtarëve të ndjerë të Kosovës.   

Përkujtimi i radhës i kushtohet prozatorit Anton Pashku.

Aktivteti në kujtim të Pashkut mbahet të hënën, më 26 tetor, me fillim në orën 17.00.

Për opusin letrar të Anton Pashkut do të flasin Anton Berishaj dhe Adil Olluri. Mbrëmjen e udhëheq Binak Kelmendi.

PEN Qendra e Kosovës ka paraparë edhe gjashtë mbrëmje të tjera kulturore kushtuar shkrimtarëve të ndjerë: Hasan Mekuli, Jusuf Gërvalla, Xhemail Mustafa, Rifat Kukaj, Mensur Raifi dhe Mirko Gashi.

Projektin e PEN Qendrës së Koosvës me titullin “Ora e shkrimtarit” e përkrah Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe KultPlus./ KultPlus.com

Të ngjajshme