‘Për ata që nuk frikësohen nga vetmia’

18 Prill, 2019 - 10:10 pm

Paulo Coelho,“Manuscript Found in Accra”

“Për ata që nuk frikësohen nga vetmia, çdo gjë do të shijojë ndryshe. Në vetmi, ata do ta zbulojnë dashurinë, e cila në raste të tjera do të mbetej e pa vënë re. Në vetmi, ata do ta kuptojnë dhe respektojnë dashurinë e cila i ka lënë ata. Në vetmi, ata do të jenë në gjendje të vendosin nëse i’a vlenë të kërkohet që dashuria e humbur të kthehet ose nëse thjeshtë duhet ta lënë të shkoj dhe të fillohet një shteg i ri. Në vetmi, ata do të mësojnë se të thuash “jo”, nuk do të thotë gjithmonë mungesë e zemërgjerësisë dhe se të thuash “po” nuk është gjithmonë virtyt.

Dhe ata që janë të vetëm në këtë moment, nuk kanë nevojë kurrë të frikësohen nga fjalët e djallit: “Ti je duke e humbur kohën tënde”, ose madje edhe nga fjalët edhe më të forta të prijësit të djajve: “Askujt s’i bënë për ty”.

Energjia hyjnore është duke na dëgjuar neve, kur u flasim të tjerëve, por ajo gjithashtu na dëgjon edhe kur jemi të qetë dhe të heshtur dhe në gjendje për ta pranuar vetmin si bekim. Dhe, atëherë kur t’a arrijmë atë harmoni, ne marrim edhe më shumë se sa që kemi kërkuar./ filozofia.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme