Për kujtim të viktimave të terrorit në Stokholm

6 Prill, 2018 - 10:22 pm

Shqiptar Oseku

Ebba ishte 11 vjec.
Ajo sa kish dalur nga shkolla
dhe po priste mamin.
Era luante me flokë te saj.
Lena, 66, ishte mesuese-
thuase ta kish ditur se Ebba
nuk bën të jetë vetëm.
Maylis, 31, po priste nje shoqe.
Ajo kish qenë dikur si Ebba-
kish pritur mamin pas shkollës, e era
kish luajtur me flokët e saj.
Era luante me flokët e Ebbas.
Chris, 41, po i shkruante nga larg
djalit te vet 4 vjec.
Djali do të rritet dikur, e era
do të luajë me flokët e tij.
Era luante me flokët e Ebbas.
Edhe Marie, 69, ish mësuese;
eshte thuase e kish ditur se Ebba
nuk bën të mbetet vetëm
atë ditë. Era luante me flokë të Ebbas.
Në një banesë aty pranë
një grua shikonte syshqyer në tv
një gocë mbuluar me carcaf.
Era luante me flokët
e Ebbas.

(Për kujtim të viktimave të terrorit në Stockholm)

Të ngjajshme