Për shkak të modernizmit, Anton Pashku nuk mund të botohej aq lehtë në Shqipëri

17 Maj, 2017 - 3:12 pm

Për të shënuar 80-të vjetorin e shkrimtarit Anton Pashku, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur konferenca shkencore. Kjo konferencë shkencore ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit edhe me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë. Kurse Anton Pashku është shkrimtari i radhës mbi të cilin u diskuan nga këtë dy institucione pas: De Radës, Kadaresë, Rugovës dhe Musine Kokalari.

Për të shënuar 80-të vjetorin e shkrimtarit Anton Pashku, sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës është mbajtur konferenca shkencore në të cilën janë shpalosur kumtesa të realizuara nga studiuesit si: Sabri Hamiti, Brunilda Tahiri, Persida Asllani, Anton N. Berisha, Gazmend Krasniqi, Erenestina Halili, Besim Rexhaj, Arian Krasniqi, Albanë Mehmetaj, Agron Gashi e të tjerë.
Hapjen e kësaj konference shkencore e bëri nikoqiri i këtij organizimi, drejtori i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Fazli Gajraku i cili tha se është shumë e rëndësishme risjellja e shkrimtarëve në kujtesën tonë dhe diskutimi mbi krijimtarinë e tyre.
“Fillimisht është e rëndësishme të nxjerrim veprat nga arkivat dhe ti ekspozojmë, në mënyrë që lexuesit të shohin materiale të ndryshme, pastaj është e rëndësishme hartimi i bibliografive të teksteve e të autorëve, për të ua lehtësuar kërkimet studentëve dhe studiuesve, si dhe të bahen konferenca të tilla si kjo që po ndodhë sot”, tha ai, duke treguar edhe rëndësinë e katalogut të botuar në lidhje me botimet të cilat i dedikohen Pashkut , si dhe duke falënderuar bibliotekarët të cilët kanë kontrolluar të gjitha dokumentet brenda BKK-së dhe kanë mbledhur materiale të vet shkrimtarit, mirëpo edhe artikuj në të cilët flitet për shkrimtarin apo për krijimtarinë e tij.

Të ngjajshme