“Përkthimi më i mirë i vitit”, bëhen të ditura kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë

5 Dhjetor, 2022 - 1:13 pm

Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka bërë të ditur kandidaturat për Çmimet Kombëtare të Letërsisë për vitin 2021 për “Përkthimi më i mirë i vitit”, përcjell KultPlus.

Renditur sipas rendit alfabetik, në listë për të fituar këtë çmim janë: Albert Camus “Njeriu i parë”, përktheu Saverina Pasho, Grup autorësh “Antologji e poezisë bashkëkohore greke”, përktheu Sokol Çunga, Herta Muller “Teposhtë”, përktheu Anna Kove, Hilary Mantel “Pasqyra dhe drita”, përktheu Korab Hoxha, Roberto Arlt “Shtatë të çmendurit”, përktheu Erion Karabolli. / KultPlus.com

Të ngjajshme