Përkujtohet në Lezhë 147-vjetori i lindjes së At Gjergj Fishtës

24 Tetor, 2018 - 11:30 am

Bashkia Lezhë organizoi dje aktivitetin artistik muzikor-letrar në nder të At Gjergj Fishtës, në 147 vjetorin e lindjes së tij.

Sikur për Fishtën të flitej në 365 ditë të vitit, nuk do mjaftonin për të përcjellë rëndësinë e tij si figurë dhe rëndësinë e veprës së tij, si pasuri kombëtare e pakrahasueshme.

Ashtu sikurse Lezha nuk mund të mendohet pa Besëlidhjen e Gjergj Kastriotit, po ashtu Lezha nuk mund të mendohet pa Fishtën dhe veprën e tij, shkruan ata.

“Bashkia Lezhë, mbështet nismën që ashtu sikurse 2 Marsi i Besëlidhjes së Lezhës të jetë ditë feste Kombëtare, edhe data e lindjes së Fishtës, të tejkalojë dimensionin lokal”, shkruan bashkia./ KultPlus.com

Të ngjajshme