Përmes kampanjës #LexoKudo po synohet promovimi i leximit në hapësira publike

29 Korrik, 2017 - 10:08 am

Organizata joqeveritare ETEA, ka realizuar kampanjën #LexoKudo. Qëllimi i kësaj kampanje është promovimi i leximit në hapësira publike dhe gjatë kohës së pritjes, njëkohësisht promovimi i rëndësisë së leximit përmes mesazheve motivuese nga lexuesit pjesëmarrës në këtë kampanjë, shkruan KultPlus.

Poashtu ETEA është duke punuar edhe me video promovuese për kampanjën #lexokudo, në bashkëpunim me regjisorin Ardi Mejzini dhe skenaristin Florent Kurtalani.

“Shpeshherë njerëzit irritohen gjatë kohës sa presin në vende të ndryshme, e ne mendojmë që mënyra më e mirë është që kjo kohë të kalohet duke lexuar, pa marrë parasysh se ku ndodhesh”, shprehen organizatorët.

Përmes kësaj kampanje, ju bëhet thirrje lexuesve që të dërgojnë fotografi duke lexuar në hapësira publike, në mënyrë që t’i motivojnë edhe të tjerët, jo vetëm për të lexuar libra, po që të lexojnë kudo që ndodhen.

Përmes aktiviteteve të organizuara, ETEA synon edukimin publik nëpërmjet kultivimit të kulturës së leximit tek të rinjtë dhe përmirësimit të gjendjes së arsimit në Kosovë. / KultPlus.com

Të ngjajshme