Përurohet libri “Ngjarjet e lavdisë”, kujtesë historike për vitet e 90-ta

21 Dhjetor, 2021 - 7:50 pm

Në librin “Ngjarjet e lavdisë”, të profesorit e gazetarit prizrenas, Qazim Morina janë përfshirë disa nga ngjarjet më të lavdishme, gjatë periudhës 10-vjeçare, të viteve të 90-ta, në Komunën e Prizrenit, duke paraqitur rezistencën, luftën dhe ditët e para të çlirimit.

Kështu vlerësuan disa nga folësit, gjatë përurimit të këtij libri, të botuar nga njëra ndër libraritë më të mëdha në trojet shqiptare, “Altera” në Prizren.

Duke i bërë një vlerësim përmbajtjes së librit, Prof. Dr. Bedri Muhadri, në cilësinë e recensentit, tha se autori Qazim Morina, përmes shkrimeve koncize dhe mjaft profesionale të një gazetari, ka arritur të paraqesë disa nga zhvillimet kryesore të një prej periudhave më të lavdishme dhe të dhimbshme, nëpër të cilën kaloi Kosova, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.

“Përveç disa nga ngjarjet më të rëndësishme, siç janë formimi i shtabit të UÇK-së për Prizren, beteja e parë e UÇK-së në këtë komunë, është përshkruar edhe një nga krimet më makabre ndaj historisë dhe kulturës shqiptare nga forcat serbe, djegia e Muzeut të Lidhjes Shqiptare, në fund të marsit ‘99. Në këtë monografi është përfshirë edhe masakra në Krushë të Vogël, përfshirë edhe krimet e ngjashme në rajonin e Anadrinisë, pastaj luftimet në Vrri, shtetrrethimi e masakrat në rajonin e Hasit, beteja e përgjakshme mbi Korishë, e shumë ngjarje të tjera”, tha ai.

Sipas Muhadrit, pos ngjarjeve nga lufta, në librin “Ngjarjet e lavdisë” janë paraqitur edhe rastet e helmimeve misterioze të nxënësve shqiptarë të trajtuar në Spitalin e Prizrenit, pastaj mobilizimi i prizrenasve për mbijetesën e arsimit shqip në të ashtuquajtura shtëpitë-shkolla, ndihma shëndetësore nga ambulancat e shoqatës humanitare “Nëna Terezë”. Po ashtu është shkruar për largimin e kuadrit shëndetësorë shqiptarë nga Spitali i Prizrenit, dhe më pas organizimin e tyre  sindikal, duke ardhur deri tek organizmi i  protestave të studentëve të UPS të ish-SHLP-së së Prizrenit, dhe burgosjen e tyre.

Përurohet libri “Ngjarjet e lavdisë”, një kujtesë historike për vitet e 90-ta

Në librin “Ngjarjet e lavdisë”, të profesorit e gazetarit prizrenas, Qazim Morina janë përfshirë disa nga ngjarjet më të lavdishme, gjatë periudhës 10-vjeçare, të viteve të 90-ta, në Komunën e Prizrenit, duke paraqitur rezistencën, luftën dhe ditët e para të çlirimit.

Kështu vlerësuan disa nga folësit, gjatë përurimit të këtij libri, të botuar nga njëra ndër libraritë më të mëdha në trojet shqiptare, “Altera” në Prizren.

Duke i bërë një vlerësim përmbajtjes së librit, Prof. Dr. Bedri Muhadri, në cilësinë e recensentit, tha se autori Qazim Morina, përmes shkrimeve koncize dhe mjaft profesionale të një gazetari, ka arritur të paraqesë disa nga zhvillimet kryesore të një prej periudhave më të lavdishme dhe të dhimbshme, nëpër të cilën kaloi Kosova, në dekadën e fundit të shekullit të kaluar.

“Përveç disa nga ngjarjet më të rëndësishme, siç janë formimi i shtabit të UÇK-së për Prizren, beteja e parë e UÇK-së në këtë komunë, është përshkruar edhe një nga krimet më makabre ndaj historisë dhe kulturës shqiptare nga forcat serbe, djegia e Muzeut të Lidhjes Shqiptare, në fund të marsit ‘99. Në këtë monografi është përfshirë edhe masakra në Krushë të Vogël, përfshirë edhe krimet e ngjashme në rajonin e Anadrinisë, pastaj luftimet në Vrri, shtetrrethimi e masakrat në rajonin e Hasit, beteja e përgjakshme mbi Korishë, e shumë ngjarje të tjera”, tha ai.

Sipas Muhadrit, pos ngjarjeve nga lufta, në librin “Ngjarjet e lavdisë” janë paraqitur edhe rastet e helmimeve misterioze të nxënësve shqiptarë të trajtuar në Spitalin e Prizrenit, pastaj mobilizimi i prizrenasve për mbijetesën e arsimit shqip në të ashtuquajtura shtëpitë-shkolla, ndihma shëndetësore nga ambulancat e shoqatës humanitare “Nëna Terezë”. Po ashtu është shkruar për largimin e kuadrit shëndetësorë shqiptarë nga Spitali i Prizrenit, dhe më pas organizimin e tyre  sindikal, duke ardhur deri tek organizmi i  protestave të studentëve të UPS të ish-SHLP-së së Prizrenit, dhe burgosjen e tyre./KultPlus.com

Të ngjajshme