Pesë autorë të njohur që u bënë famëkeq

17 Mars, 2021 - 3:39 pm

Këta janë disa nga autorët më famëkeq që janë të njohur më shumë për të bëmat e tyre sesa për veprat. Kjo është një listë e shkurtër e autorëve, gazetarëve që kanë hyrë në leksikun kulturor për arsye që nuk lidhen me cilësinë e punës së tyre.

H.P. Lovecraft

Lovecraft është më i njohur për historinë e tij të shkurtër, “Thirrja e Chthulu” është i njohur për shkrimet e tij fantastike thriller mirëpo pavarësisht talentit të tij, Lovecraft shpesh mbahet mend për cilësitë e tij më pak të lavdërueshme – si të qenit esktremisht shumë racist, madje edhe për kohën e tij. Ai e shikonte veten të privilegjuar. Sa herë shkonte në Nju Jork, Hoëard bëhej i tërbuar nga zemërimi sepse shikonte zezak. Puna e Lovecraft përmban shumë referenca kalimtare për “zezakët”.

Christopher Hitchens

I ndjeri Christopher Hitchens nuk ishte asnjëherë ai që i mbajti mendimet e tij, por sidomos në vitet ’90 dhe ‘2000, ai po vazhdonte të inatos shumë njerëz për shkak të intervistave të tij problematike fetare. Botimi i tij më i njohur dhe kontrovers “Zoti nuk është i madh”.


James Frey

Në vitin 2006, Frey mori një famë të madhe pasi kujtimet e tij “Një milion copa të vogla”, libri i cili ishte një portret tronditës i një njeriu që po copëtohej nuk u prit mirë,  mirëpo më vonë u zbulua se James kishte ekzagjeruar dhe trilluar shumicën e ngjarjes.

William S. Burroughs

Burrough jetonte një jetë të shfrenuar, vepra e tij më e njohur “Drekë e Zhveshur” bën fjalë për udhëtimet ndërkombëtare dhe marrje të drogës, një pjesë e madhe e të cilave u mor nga përvojat e Burroughs. Jeta e tij e shfrenuar do të kishte pasoja kur më 1951 do të qëllonte dhe vriste gruan e tij. Autori u arsyetua se ishte aksidentale dhe ishte i pirë. Kjo ngjarje mendohet të ketë shtyrë William të shkruajë.

Hunter S. Thompson

Hunter S. Thompson, një autor, imazhi publik i të cilit përfundimisht e eklipsoi punën e tij pothuajse tërësisht. “Kentucky Derby” ishte përpjekja e parë e Thompson në atë që do të përcaktonte pjesën më të madhe të punës së tij, një rrëfim gjysmë i çmendur, në vetën e parë që tejkalonte vijën midis fantazisë dhe realitetit. Thompson shpesh i referohej këtij versioni të ndryshuar, gjysëm-trillues të vetvetes si Raoul Duke në shtyp, por me kohë dallimet me Thompson dhe Duke u zvogëluan dhe u mjegulluan. Obsesioni i autorit me substancat dhe armët e zjarrit bëri që të bëhet një personazh. Në vitin 2005, në moshën 67 vjeç, Thompson bëri vetëvrasje. / litreactor.com / KultPlus.com

Të ngjajshme